E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçyku ka qenë gazetarja Olta Sheta. Ato bënë një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së VIP-ave brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Një ndër ngjarjet më të komentuara së fundmi është ftohja e marrëdhënies midis Gjestit dhe Eglit. Në Prime e fundit, Gjesti mori mesazh nga ish-partnerja e tij, duke i thënë se e pret ende jashtë, ndërsa Egli nga ana tjetër shprehu ndjenjat e saj për banorin. Si e komenton Olta këtë çift në tentativë, ashtu siç e quajti ndryshe Atalanta dyshen Gjesti-Egli?
Unë mendoj që ata të dy luajnë me njëri-tjetrin. Si është ajo? Egli do Gjestin, kurse Gjesti do famën dhe fitoren e Big-ut. Kështu që, duke parë që kur është futur Gjesti në fillim, Egli e ka njohur dhe ka thënë ‘ky ka qenë në Big Brother Kosova dhe ka shumë fansa’. Domethënë e ka ditur që ka bërë bujë në Big Brother Kosova. Kështu që i interesonte për lojë për ta pasur si një lojtar të fortë sepse duke pasur në krahë një lojtar të fortë dhe ti je mbështetësja e atij lojtari të fortë, ti mendon që do shkosh deri në finale sepse ai të suporton. Gjesti ka ardhur të bëjë lojë. Gjesti mendoj se përveç fitores nuk i intereson asgjë tjetër. Ai është i fokusuar totalisht te loja. Gjesti edhe te Big Brother Kosova përdori Xhenetën, edhe këtu po përdor në mënyrë perfekte Eglin.
Nga ana tjetër, edhe veprimet e Eglit janë komentuar shumë në rrjet, duke u cilësuar si posesive dhe nuk i lë hapësirë Gjestit edhe pse ky i fundit i tha se nuk kishte ndjenja për të. Për këtë, Olta u shpreh:
Unë mendoj që Egli është përdorur mjaft nga Gjesti dhe duhet të vendosë pikat mbi i dhe t’i thotë një stop të madh. Sot kam parë shumë skena. Domethënë jam shokuar nga Egli sepse duke parë atë vajzën që hyri me parime për të pastruar edhe emrin nga një lidhje, që në fund të fundit nuk ka ndonjë gjë pastrim të emrit nga një lidhje se të gjithë kemi pasur një lidhje edhe nuk është se një lidhje ty ta bën pis emrin, por thjesht ajo donte të njihej për atë që ishte. Realisht Egli është njohur si e dashura e Olsit, nuk është njohur si Egli se nuk është se ka ndonjë famë që ta njohim si Egli. Tani problemi është se Egli do të njihet prapë nga një person tjetër. /TAR/