Heidi Baci, ish-banorja e Big Brother Vip, ka treguar sot se është e dashuruar. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku u pyet nga moderatorja Sidorela Gjoni, nëse beson te dashuria dhe nëse ajo është sot e dashuruar.
“Patjetër, gjithmonë. Nëse mund të jap një këshillë, mos hiq dorë, është gjëja më e bukur. Po jam shumë e lumtur”-, u shpreh Heidi.
Heidi u pyet nëse do ndryshonte gjë nga rrugëtimi i saj në shtëpinë më e famshëm në Shqipëri.
“Do e lija veten e lirë, nuk do ndryshoja asgjë, unë punoj fort me jetën time që të mos të kem pengje”-, theksoi ajo./ Top Channel



