“She’s On Air” është një emision radiofonik në trajtën e një “reality show”, që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja; të guximshme, të sinqerta, të papërmbajtura dhe të vetëdijshme për fuqinë e tyre. Gjashtë vajza me karaktere të ndryshme nga njëra-tjetra, por të gjitha të vërteta, hapin zemrën për të folur për gjithçka që ndodh rreth tyre.
E ftuar këtë javë nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati. Ajo ka ndarë me dëgjuesit detaje nga jeta e saj si dhe nga eksperienca televizive që ka pasur si moderatore në emisionin “Goca dhe Gra”.
Modelja u pyet nga vajzat nëse momentalisht është në një lidhje dhe ajo u përgjigj duke thënë se:
Gjendja ime sentimentale është, shumë shumë e lumtur. Jam shumë e lumtur dhe kaq di të them. Kjo është gjendja ime shpirtërore. Për ata që më duan, besoj se kjo përgjigje ju mjafton.