Koncerti i këngëtares së njohur spanjolle, Rosalia, në Assago Forum të Milanos u ndërpre në mes të performancës, ku artistja u detyrua të ndalonte për shkak të një sëmundjeje të papritur të shkaktuar nga helmimi prej ushqimit. Këngëtarja iu drejtua publikut, duke kërkuar falje për ndërprerjen pikërisht në mes të koncertit.
Ndihem keq. U përpoqa të vazhdoja, por duhet ta ndërpres shfaqjen. Doja që ju të kishit përvojën më të mirë të mundshme. Kjo nuk më ka ndodhur kurrë më parë. E shtyva shfaqjen, por duhet të ndalem fizikisht. Nuk mund të vazhdoj, por bëra çmos. Më vjen shumë keq, Milano, sepse doja që shfaqja të shkonte deri në fund.
Rosalía u rikthye në Assago me turneun e saj të ri Lux Tour, i cili debutoi në LDLC Arena në Lyon vetëm dhjetë ditë më parë.



