Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka dhënë së fundmi një intervistë për BBC, ku ka folur edhe për emrin e saj, i cili vjen nga gjuha shqipe.

Në këtë intervistë, ylli i muzikës, u shpreh se gjatë fëmijërisë së saj ka dashur që emri i saj të ishte Hannah, sepse sipas saj ky emër ishte më “normal” dhe më “anglez”.

“Njerëzit më pyesnin për origjinën e emrit tim. Jam shumë krenare për të, por kur isha e re, doja që emri im të ishte Hannah, më “normal” dhe më “anglez””, ka zbuluar këngëtarja.

Dua Lipa tha se kur ishte e vogël, është ndjerë gjithmonë paksa e përjashtuar nga të tjerët. Por, tashmë duket se artistja e famshme i ka kaluar vështirësitë që i ka pasur gjatë fëmijërisë dhe po shijon sukseset e saj.

Ndërkohë kujtojmë se së fundmi Dua konfirmoi lidhjen e saj me 41-vjeçarin, Romain Gavras.