Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku foli për jetën e tij private por edhe për karrierën.

E jo vetëm kaq, pasi në një moment Romeo Veshaj e pyet atë se si e thërrasin. Reperi i njohur tha se ka shumë emra, por ‘babai i tij kur është me nerva i thotë Rigels’.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Si të thërrasin më shumë, se unë dëgjoj ca Zinjo, ca Noizy, ca Rigelsi

Noizy: Unë jam si ato bebat që e duan të gjithë, ka shumë emra.

Donaldi: Po në pasaportë si e ke ti?

Noziy: Rigels

Donaldi: Po Rigels kush të thërret?

Noizy: Më thërret babi kur është me nerva

Donaldi: Emri më i preferuar për të afërmit?

Noizy: Shkurt më thërrasin Gelsi, mami, motra