Edhe pse u përpoq shumë që t’a mbante të fshehtë lidhjen e dashurisë, të gjithë e morën vesh se Beniada Nishani ishte e dashuruar. Pas daljes nga “Big Brother VIP 1”, modelja nisi një romancë me Blerti Hajdarin, vëllai i Arbër Hajdarit.
E teksa po flitej shumë në mediat rozë për ata të dy, erdhi lajmi se dyshja i kishte dhënë fund lidhjes.
Mëngjesin e ditës së sotme, Beniada Nishani ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka thyer për herë të parë heshtjen në lidhje me ndarjen e saj.
“Ka rëndësi çfarë ne jetojmë. Edhe nëse një lidhje mbaron ka rëndësi ta kemi shijuar. Si ka shkuar, ka shkuar, s’ka rëndësi. Ne duhet të marrim vetëm kujtimet e bukura. I uroj më të mirën vetes dhe atij personi sepse meriton më të mirën. Kur je pozitive të shkojnë gjërat mbarë. Edhe nëse kam kaluar një verë me ulje-ngritje, jam e lumtur. Tani jam single dhe mendoj se do vijë një dashuri shumë e bukur”, u shpreh ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri teksa ishte e ftuar në “Wake Up”.