Një sherr i madh ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, mes Valbonës dhe G-banit. Teksa gazetarja ishte në dush së bashku me Livian, këngëtari u është afruar afër duke i vështruar.
Mesa duket kjo gjë e ka bërë Valbonën të ndihet në siklet dhe i ka kërkuar që të largohet. G-Bani i kthehet se nuk ikën pasi ka dëshirë që t’a shohë.
“Ça po të bëj, po të prek? Dua të të shoh. Jam i uritur të shoh trupin e femrës”, shprehet këngëtari teksa Valbona, por edhe Xumi që po mbante një peshqir që të mos shikonin moderatoren, i thanë atij të largohej.
Meqenëse G-Bani nuk u larguar, ishte vetë Valbona që vendosi që të dilte dhe të shkonte te dhoma e gjumit. Aty ishte edhe Klajdi i cili e përqafoi.
Në një moment kur Livia e pyeti se çfarë ndodhi, Valbona i drejtohet:
“Mos më pyesni kot”.
Valbona nis e qan dhe përqafon Klajdin i cili nis duke bërë shaka në mënyrë që të bëjë një situatë më të mirë për të.
“Vishu se përjashta po bie shi dhe ekziston mundësia që të lagemi, nuk kemi një çadër, pse nuk kemi marrë një çadër me vete?”, tha Klajdi.
Këngëtari më pas ulet në gjunjë dhe i drejtohet Valbonës:
“Më lejoni të jem kavalieri i kësaj dite për ju, do të bëj gjithçka për ju, si një Babagjysh, jam nën urdhrat tuaja, jam skllavi juaj për këtë ditë”.