Kur të planifikoni udhëtimet për vitin 2025, mundohuni që të kërkoni ndonjë vend që ende nuk është shumë i përhapur në rrjetet sociale. Për ata që nuk e dinë, këto janë destinacionet që mund t’i vizitoni para se sekretet të dalin në dritë…
1. Folegandros, Greqi
Nuk është një arritje e lehtë për të gjetur një ishull grek relativisht të panjohur pasi zakonisht bëhen të njohur shpejt. Të bësh një gjetje me një mundësi akomodimi spektakolare. Megjithatë, Folegandros, një ishull i vogël, i paprekur dhe i egër, është vërtetë një perlë e Cikladëve. Shumë më pak i mbushur me turistë se fqinjë i tij i njohur për muajt e mjaltit, Santorini, ka disa fshatra të bukur për të eksploruar, të shpërndarë nëpër peizazhin e tij tërheqës. Gundari është një hotel i ri, me suita dhe i vendosur mes 80 hektarëve të natyrës së paprekur të bregut të shkëmbinjve. Pishina e mahnitshme, me një bar koktejlesh që mund të arrihet duke notuar, duket sikur fundoset në nuancat e blusë së qiellit dhe detit. Ka gjithashtu një fermë organike me një bar vere (këtë vit, menuja do të zhvillohet nga Line Athens, e renditur e gjashta në “50 më të mirat e bareve në botë”) dhe një restorant me produkte nga ferma.



2. Antwerp, Begjikë
Antwerpi, i njohur si ‘Qyteti i Diamantëve’ (dhe gjithashtu ‘kryeqyteti i dytë i Belgjikës’), nuk është një destinacion i zakonshëm për një pushim të shkurtër, por investimi i tij në lulëzimin e hoteleve luksoze, restoranteve të njohura, kënaqësive kulturore dhe arkitekturës mesjetare të bukur e bën atë të denjë për të pasur vëmendjen tënde. Ky qytet i bukur port ka jo më pak se 17 restorante me yje Michelin, dhe katër prej tyre gjenden në Botanic Sanctuary Antwerp, një hotel madhështor që ishte dikur një manastir i shekullit të 13-të pranë Kopshtit Botanik të qytetit. Muret historike janë shtëpi për eksperienca gastronomike tërheqëse, falë restoranteve të tij me yje Michelin, “Fine Fleur”, “Het Gebaar” dhe “Hertog Jan”. Ky i fundit ofron një përvojë tre-orëshe Omakase që kombinon delikatesën japoneze me përbërësit të rritur në serën dhe kopshtin e manastirit. Por gjithahtu ka edhe një spa të mrekullueshme, me pishinën e saj nga xhami që ndrit, që thekson pse ky qytet meriton emrin e tij të bekuar.

3. Ishulli Miyako, Japoni
Japonia është një nga destinacionet më të dëshiruara për udhëtime dhe, megjithëse shumica e itinerareve përfshijnë disa nga qytetet e saj më të famshme dhe të larmishme, të pasura me ushqim të shkëlqyer, atraksione kulturore dhe thesare historike, ia vlen të eksplorohen edhe ishujt e saj magjepsës. Në arkipelagun subtropikal të Okinavës, ishulli Miyako dallohet për plazhet e tij mahnitëse dhe shkëmbinjtë koralorë plot jetë detare, duke përfshirë breshka dhe peshq shumëngjyrësh. Pikërisht në këtë ishull, marka luksoze Rosewood ka zgjedhur të debutojë në Japoni, duke prezantuar një resort ekskluziv. Me 55 vila private, secila e pajisur me pishinë personale, kopshte të kuruara dhe pamje magjike nga oqeani, resorti ofron një përvojë unike. Restorantet e tij pasqyrojnë bukurinë natyrore të vendndodhjes, duke krijuar një atmosferë të relaksuar dhe buzë detit.


4. Grenada
Shën Lucia dhe Antigua shpesh marrin vëmendjen kur bëhet fjalë për destinacionet më të njohura në Karaibe, por ishulli i bukur i Grenadës është një perlë e vërtetë. Me male madhështore, shkëmbinj koralorë vezullues dhe brigje me rërë të butë si mëndafshi, ky ishull shoqërohet nga ritmi i ngrohtë dhe energjik i jetës tropikale. Six Senses La Sagesse, një resort i sapohapur në jug të ishullit, ndodhet mes dy plazheve unike. Përvojat që ofron janë të shumta dhe të lidhura ngushtë me natyrën, nga ecjet nëpër pyje tropikale dhe ujëvara deri te aktivitetet ujore. Ndërkohë, suitat dhe vilat e resortit ofrojnë pamje mahnitëse, të cilat mund të shijohen nga tarracat e gjera dhe pishinat e pafundme, duke krijuar një përvojë të paharrueshme.

5. Oman
Omani është një destinacion madhështor, i pasur me histori dhe trashëgimi, arkitekturë mahnitëse, qytete plot gjallëri, mikpritje të ngrohtë dhe bukuri natyrore magjepsëse. Këtë vit pas disa muajsh “The Malkai” do të hapet si një përvojë unike, një ëndërr familjare që ka qenë në krijim për dekada. Ky resort do të shtrihet në tre zona të veçanta të Sultanatit të Omanit: fushat bregdetare të Barkaa pranë Muskatit, malet e larta Al Hajar dhe shkretëtirën e pafundme të Sharqiyah Sands. Vizitorët do të kenë mundësinë të eksplorojnë secilën prej këtyre mrekullive natyrore, duke shijuar pavijone të bollshme dhe të dizajnuara me tenda, kuzhinë të shkëlqyer, pishina të pafundme dhe ambiente luksoze për relaksim në spa.


