Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Para pak ditësh ai ka sjellë një surprizë për dashamirësit e tij e padyshim përpos këngës, ajo që tërhoqi shumë vëmendje është videoklipi ku shfaqet ish- e dashura e tij ruse, Ariana e veshur si nuse. Jo vetëm fakti se Ariana dhe Don Xhoni shfaqen më të afërt se kurrë në disa prej skenave, por modelja na ka konfirmuar jo vetëm ribashkimin, por na ka shtuar dyshimet se mund të jetë martuar me reperin pasi ka bërë tatuazh në dorën e saj ‘Mrs. Isufi’ (Zonja Isufi, mbiemri i tij) dhe në gishtin e martesës ka të vendosura dy unaza floriri.

Ditën e sotme Ariana ka postuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit e kanë pyetur lidhur me Don Xhonin dhe modelja ka habitur me përgjigjen e saj, duke na vendosur në dilemë nëse ata janë të lidhur apo janë ndarë përsëri me njëri-tjetrin.

Ç’ka do të thuash për Don Xhonin

Çdo gjë ka një fillim dhe një fund

Së fundmi duket se Don Xhoni dhe Butrint Imeri artistët e kanë provuar se kanë prishur raportet mes tyre dhe kjo për faktin se nuk janë më miq me njëri-tjetrin në Instagram.

Ajo që në fakt na bën përshtypje është se kjo ndodhi  se dyshja të publikonin bashkëpunimin që kishin paralajmëruar. Don Xhoni ka reguar me anë të një Instastory ku shfaqet në makinë, krahas video-s ka shkruar: “Mos u merakosni shumë”. Megjithatë, ende nuk e dimë se si qëndron e vërteta mes djemve.