Luiz Ejlli ka futur në sherr tre banorët që ndodhen me të në ‘burg Brother VIP”, Olta Gixharin, Armaldo Kllogjerin dhe Krist Aliajn.

Maestro i tha Kristit se ai zëre se po flet në vend të Luizit, pasi po përsëriste fjalët e tij. Të njëjtën gjë aprovoi edhe Olta.

Sipas saj, Kristi është bërë njësoj si Efi dhe se në këtë mënyrë ka për të dalë nga shtëpia.

Banorët edhe njëherë folën për marrëdhënien e Luizit me Kiarën. Kristi e pyeti Maestron se çfarë e bën një marrëdhënie të jetë e vërtetë.

Por, përgjigjen e kësaj pyetje e dha Luizi. Ai u shpreh se dhe ai edhe Kiara e kanë shprehur pëlqimin dhe dashurinë shumë hapur me fjalë, por dhe me vepra.

Ai shtoi se moderatorja, e bëri deklaratën ditën e show-t.