I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ermal Mamaqi, për një bisedë pa filtra mes biznesit, televizionit dhe sukseseve në karrierën e tij…
Pjesë nga intervista:
A i ndihmon ti njerëzit që të kërkojnë para kur të afrohen tek xhami i makinës?
Kryesisht jap ndonjë gjë që është për të ngrënë, por nuk jap lek. Nuk jap lek sepse në këtë mënyrë ndodhin dy gjëra. E para, ti ato lek nuk ia jep atij fëmijës së vogël, por ia jep babait të tij që po e pret tek cepi. Dhe me sa kam parë dhe i kemi ndjekur në televizione, janë disa grupe të strukturuara kriminale, për aq sa i takon, të cilat administrojnë këto fëmijët dhe i mbledhin lekët, kështu që unë nuk i ndihmoj këto. Dhe nga ana tjetër, ti ndihmon varfërinë, sepse duke e bërë këtë gjest, ti i tregon këtë fëmije që kjo që po bën, po funksionon. Ajo që bëj unë, është që hap xhamin dhe i them shko në shkollë, mos e bëj këtë, puno. Por nuk i ndihmoj me para.
A bën bamirësi?
Bamirësi bëj, bashkë me grupin tim, me ekipin e ‘Ermal Mamaqi training’.



