Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ka qenë mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”. Ajo ka komentuar pak banorët e këtij edicioni të pestë të reality show-t.

Sipas Bratit, dy banorët më të fortë janë Kristi dhe Selin, por pak më të preferuar ka Kristin.

Pjesë nga intervista:

Cili është konkurrenti që të pëlqen më shumë, që ke afeksion, që mendon se mund të jetë edhe fitues?

Nuk dua të them vetëm një se ndoshta mund të influencoj jashtë, por që më pëlqen shumë është Kristi. Më pëlqen shumë natyra e tij, ka një logjikë shumë të ftohtë dhe adapte për lojën. Më pëlqejnë përgjigjet që jep, shumë të shkathëta gjithmonë. Edhe Selin është një lojtare e fortë. Po tregohet shumë e fortë hera-herës. Në çdo Prime është gjithmonë aty gati.

Është luftarake Selin, kurse Kristi është më akull, më i ftohtë. Mua më pëlqen pak më shumë Kristi këtu se nuk i tregon shumë emocionet

Besoj se sot për sot janë më të fortit e shtëpisë. Kristi është i preferuari im, pastaj më lidh dhe fakti se ai është nga Vlora. Është gjithmonë gëzim kur bëhen viral këngët e vendit tim.