Opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku janë futur në “Big Brother VIP’, për të sfiduar banorët.

Sfida e mosreagimeve ka vijuar edhe gjatë prime-t të sotëm, ku opinionistët u futën brenda në shtëpi.

Ata nuk kanë reaguar, duke i qëndruar besnikë lojës së tyre. Megjithëse dyshja kanë folur me ta, sërish nuk kanë marrë asnjë reagim.

Gjate primet Arbri ka ndërruar vendin me Nedën dhe kështu kjo e fundit u ul afër Rozanës, teksa dihen gricjet mes tyre, ku Rozana mendon se Neda për shkak të historive të kaluara disa vite më parë i del kundër qëllimisht. Teksa banorët diskutonin për Laertin dhe Valbonën dëgjjohet Neda, e cila i thotë Rozanës se kur të dalë nga shtëpia do pinë kafe së bashku.

Neda: Kur të dalim nga këtu do e pimë një kafe dhe do e kuptojmë sa gocë e mirë jam unë