Prej vitesh, Tuna Sejdi dhe Patris Berisha, kanë një lidhje të komplikuar. Ata herë pas here janë komentuar për ndarje dhe ribashkime. Vetëm pak muaj pasi u pajtuan, u përfol për një ndarje tjetër të dyshes.

Por nga postimet e fundit në rrjetet sociale, fansat nuk dinë më se çfarë të mendojnë. Çifti ka pak ditë që ndodhet me pushime në Dubai, së bashku me dy djemtë.

Familja është duke pushuar dhe duke shijuar ditët me diell, por edhe këtë ribashkim. Tuna dhe Patrisi kanë postuar foto e video nga këto pushime, por jo me njëri-tjetrin.

Në një histori gati 6-vjeçare, kjo dyshe ka pasur ulje-ngritjet e veta me dhjetëra herë. Duke qenë se të dy janë personazhe publike, ky raport ka tërhequr vëmendjen e mediave në çdo ndarje apo ribashkim.