E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë psikologia Loreta Caka, për të folur më shumë mbi varësinë ndaj vëmendjes. Pse disa persona e kanë më të theksuar dhe kur konsiderohet toksike?
Pjesë nga intervista:
A janë personazhet publike, influencerat, politikanët, të varur ndaj vëmendjes?
Absolutisht po, këta janë sfera më e lartë e varësisë që kanë ndaj vëmendjes. Ata nuk jetojnë dot pa vëmendje. Ata dhe paguhen për vëmendjen që marrin, kështu që ata kanë të ardhura nga kjo gjë. Kur ata nuk kanë vëmendje, pësojnë kriza në identitet. Pra kur fama e tyre bie, ata kuptojnë se cili është personaliteti i tyre. /TAR/


