Një moment mjaft i papritur ndodhi pak javë më parë në rubrikë “Trotuar”, në “E Diell”, ku dy të ftuarit u puthën. Është fjala për konkurrenten e “Për’puthen”, Marsiela dhe gazetarin e njohur, Bledi Mane.
E këtë puthje ia kujtuan sërish një ditë më parë po tek e njëjta rubrikë “Trotuar”.
Ed Manushi pyet në një moment se si gjendet lehtë ajo puthja e Bledit me konkurrenten e “Për’puthen”. Këtu ndërhyn Livia Brunga që thotë:
“Unë dhe Bledi kemi një dashuri të fshehtë”.
Menjëherë ia pret Manushi: “A mund të kemi një puthje artistike meqë u mësua publiku”.
Nga ana tjetër Nevina Shtylla shton: “Puthja 1.2 milionë klikime ishte ajo, ju sa do e çoni?” dhe Mane i përgjigjet: “Ne nuk puthemi për klikime”.
“Për dashuri?”, pyet Nivena dhe Mane përgjigjet: “Dashuria lindi në kinema”.
“Po u puthët ju, unë jap dorëheqje. Jo nuk e jap”, thotë Manushi duke qeshur.
Ndërkohë teksa mbanin dorën e njëri-tjetrit, Livia u afrua pranë Bledit dhe ky e puthi në faqe.
Ndërkohë Manushi u shpreh: “Puthja më idiote që kam parë ndonjëherë”.


