Diskutimet në post Big Brother duken po aq ‘të zjarrta’ sa edhe brenda në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

I pyetur në lidhje me lojën e tij dhe ofendimet ndaj konkurrentëve të tjerë, Rogerti tha se në jetën reale ai nuk është ashtu, por aty ka luajtur një rol.

“Rogerti ka qenë aktor i Machiavellit, unë jam aktori më i mirë që mund të ketë Shqipëria. Të gjitha ofendimet që kam bërë, mi kanë bërë këta të parët. Kur hyra në shtëpi ishte strategji për t’i rënë Mirit që ta shkëpusja nga Selin.

Nuk i kam sulmuar për t’i ofenduar. Doja të futesha në lojë, të arrija në finale. Ka një publik që më ka dashur se kam folur troç”, tha ai.