Efi u ndje keq pas spektalit të mbrëmjes së kaluar, pasi nuk e priste që të “sulmohej” nga Luizi dhe Kiara.
Efi Dhedhes nuk e priste që të ‘sulmohej’ nga Kiara Tito dhe Luiz Ejlli pasi u rikthye në shtëpinë e “Big Brother VIP2”.
Pas përfundimit të prime-t të së martës, eksa Efi po bisedonte me Bledi Manen, u shpreh se gjithmonë është përpjekur për mirë dhe ka gjetur keq.
Të pranishëm ishin edhe Luizi dhe Kiara, ku kjo e fundit ndërhyn dhe i kthehet Efit duke i thënë se ajo po përpiqet të bëhet faktor me çiftin dhe se do të përfitojë nga kjo situatë, por në këtë mënyrë nuk ka për t’ia dalë.
Efi nga ana tjetër i tha Kiarës se sjellja e saj është shumë e shëmtuar dhe se ajo nuk ka gojë të flasë me të.
Kjo e fundit tha se është e turpshme që ajo e hap diskutimin që ata kanë jashtë, brenda në shtëpi. Kiara i tha Efit se ajo vetëm ofendon dhe se kjo është pika e saj më e fortë.