Selina nuk e ka pritur aspak mirë hyrjen e Inës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. E shkak u bë video që banorët panë pak para se ajo të bëhej pjesë e reality show-t.

Kur Stelina vendosi që të hapte Kutinë e Pandores, ajo pa për herë të parë Keijsin duke u puthur me Inën. Madje si disavantazh e hapjes së Kutisë së Pandores, Stelina do të jetë një banore e vetme me të.

Nga ana tjetër, kur Ina hyri në living ku ishin të gjithë banorët, Selin dhe Lore refuzuan që t’a takonin dhe t’i jepnin dorën.

Sipas Selin, Inës dhe Keijsit duhet që t’u vijë turp për këtë situatë që kanë krijuar. Gjithashtu banorja nuk i kurseu ofendimet ndaj Keijsit, duke i thënë se ‘është dështim dhe njeri bazik’.

“Turp të të vijë ty dhe asaj që vjen këtu. Mos thuaj se jemi miq shumë të mirë, se me miq shumë të mirë nuk puthesh në buzë. Hajde tani Keijsi, je dështim. Gjithmonë në vendin tonë, të gjitha këto histori djemtë dalin të larë, rasti i Keijsit në këtë rast. Pusho, nuk dua të të dëgjoj, vazhdo. Je njeri bazik. Duhet t’i kërkosh falje se e ke vendosur në një situatë super të sikletshme që asnjëra nga ne këtu nuk donte të ishte. Je dështim me dy sy dhe me dy këmbë, zero respekt për ty dhe për atë që na ka parë nga jashtë dhe është këtu me ne”, i tha Selina Keijsit.