Një debat i ashpër ka ndodhur mes Inës dhe Brikenës.

Brikena:

Do e shikosh veten kur të dalësh jashtë, je niveli zero. Çfarë të duket vetja ty moj?

Ina:

Po ti, ku e ke vërtetësinë? Apo të intereson vetëm se si dukesh jashtë?

Brikena:

Po më intereson, çfarë problemi ka këtu?

Ina:

Normale se je fake. Nuk je e vërtetë në asnjë nga ato që thua, në asnjë nga reagimet që ti bën. Je komplet fake si këto që ke nëpër fytyrë, qerpikët, mollëzat., buzët, çdo gjë që ke bërë. Je dhe Miss ti. Miss-i nuk duhet të jetë si puna jote.

Brikena:

Si është Missi?

Ina:

Missi është natyrale.

Brikena:

Si ti?

Ina:

Unë nuk jam Miss.

Brikena:

Më mirë me qenë e berë sesa si ti.

Ina:

Të duket vetja e bukur ty? Shikohu pak ne pasqyrë. Hiqe maskën hiqe.