Jozi dhe Ola kanë diskutuar sot për ndjenjat dhe lidhjen mes Loredanës dhe banorit. Ola u shpreh se Jozi mund të ketë pasur ndjenjë për Lorin por jo aq e madhe sa është bërë. Ola shtoi gjithashtu se sipas saj zemra e njeriut nuk është bërë vetëm për një person.
Pjesë nga biseda:
Ola: Siç ke ti fat kam edhe unë shumë fat. Unë kam treguar veten time këtu. Kur e tregove i thashë kur iku Jozi? Sepse unë e kam parë ‘Big’-un gjatë gjithë kohës. Kam parë Loredana e Jozit gjatë gjithë kohës, nuk kam parë Loredana ka rrugëtimin e saj që në fillim ajo me ty është mpleksur, ka qëndruar poshtë petkut tënd. Nuk është se ka qenë e zonja e vetes së vet, pastaj kur ike ti po. Kur të thashë edhe ato dy llafet, po aq.
Nuk pres në mendjen time sepse kam qenë vetë e dashuruar dhe në lidhje dhe nuk pres që zemra jote të mos jetë pa dikë brenda. Sepse ti mund te kesh Lorin, mund të kesh edhe dy ose tre veta të tjerë sepse zemra është e madhe. Ka dhe vend për dikë tjetër.
Jozi: Sidomos kur je zemërgjerë.
Ola: Disa persona.
Jozi: Paske talent ti.
Ola: Talent i pazbular. Zemra e njeriut nuk është vetëm për një person, mendoj unë. Kam zemër vetë dhe i perceptoj vetë situatat. Nuk besoj se dashuria jote për Lorin ka qenë aq e madhe sa është bërë. Okej ke patur një ndjenjë por jo aq e madhe nuk besoj.
Jozi: Je duke më pëlqyer shumë sepse i koncepton gjërat gjerësisht.