Një bisedë me nota ironie dhe sarkazme ka tërhequr vëmendjen së fundmi në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku e ftuar ishte ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Krisa Çaushi.

“Je e ftuar kot”, – i tha moderatori i njohur në mënyrë spontane, duke nxitur një reagim të menjëhershëm nga Krisa, e cila u përfshi në lojën me tone thumbuese të gazetarit.

“Se di, u pendova që të mora në emision”, vijoi Ronaldo, duke i dhënë ngjyrë bisedës që megjithëse u duk si përplasje, ishte më shumë një shkëmbim shakash në stilin ironik që e karakterizon emisionin.

View this post on Instagram

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania.radio)

Pjesë nga biseda:

Krisa Çaushi: Nëse jam e ftuar koti, atëherë nuk do duhej të më kishe marrë.

Ronaldo Sharka: Mendon që nuk do të kishe ardhur fare?.

Krisa Çaushi: Unë erdha për të respektuar meqë më ftove.

Ronaldo Sharka: Problemi jonë si emision që të ftojmë, të kontaktojmë, të hapim derën.

Krisa Çaushi: E po atëherë kënaqësi që unë erdha dhe mos ua pafsha më derën.

Ronaldo Sharka: Kënaqësia e gjitha e jotja sepse për neve nuk ka ndonjë kënaqësi.

Krisa Çaushi: Atëherë mend për herë tjetër.