Selin dhe Kristi kanë diskutuar ditën e sotme me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Banorja i tha këngëtarit se nuk mendon se ai ka nevojë për mbështetjen e Rogertit dhe se duhej që të mbante pak qëndrim ndaj atij.

Kristi iu kthye balerinës duke i thënë se ai kishte përshtypjen se ajo mendonte më shumë. Por sipas tij, Selin nuk di të luaj dhe është e paaftë.

Pjesë nga diskutimi:

Selin: Nuk të shkon ty ky roli, me i qëndruar xhaxhi Gertit afër, të kesh nevojë për mbështetjen e Gertit

Kristi: Nuk të dëgjoj

Selin: Të kesh nevojë për mbështetjen e Gertit

Kristi: Ndërkohë unë mendoj se ti mendon më shumë

Selin: Unë mendoj më shumë? Unë mendoj më shumë, po prapë një far qëndrimi mbahet. Mendoj unë më shumë, e di qëllimin tënd

Kristi: Kam menduar shumë më shumë se sa mendon ti. Nuk mendon aq. Nuk di të luash, je e paaftë

Selin: S’është turp me qenë e paaftë, turp është mos të duash të mësosh

Kristi: Aq di, aq bën, uroj të mësosh

Selin: Robi mëson, nuk më mbaroi jeta nesër mua dashtë zoti.