Stenaldo ka shpërthyer ashpër ndaj Keijsit ditën e sotme, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, duke iu drejtuar me fjalë ofenduese.
Fillimisht i kërkoi Stelinës që të largohej nga aty, që të mos e vinte në siklet Keijsin përpara vajzës që e pëlqente, por banorja refuzoi duke i thënë që të shkonin ata në një vend tjetër.
Më pas Stenaldo i tha Keijsit se ‘nuk je më i madhi në vend’ dhe banori iu kundërpërgjigj duke i thënë ‘se atij i vjen inat që ka një njeri më të madh se ai’.
E këtu shpërthen Stenaldo dhe shton: “Je idiot komplet, je më i pje*dhuri, produkt i groshës që ha Iliri”.
Pjesë nga debati:
Stenaldo: Stelina është jashtë apo brenda? Stelina, mundesh për hir të kërkesës sime të futesh një tek sekondë brenda?
Stelina: Patjetër, po
Stenaldo: Faleminderit shumë.
Stelina: Po pse?
Stenaldo: Dua unë
Stelina: Nuk më duket e saktë kjo gjëja Stenaldo
Stenaldo: Kam një bisedë me Keijsin
Stelina: Atëherë bisedën me Keijsin bëje veçmas, nuk kam pse të largohem nga grupi
Stenaldo: Patjetër, por nuk dua ta vendos në atë sikletin e shëmtuar që të një çun përpara një vajze që mund ta ketë qejf, se nuk e di se si i ka raportet
Keijsi: Gjë që nuk të takon
Stenaldo: Ti nuk je më i madhi në vend
Keijsi: Unë jam më i madh në vend baba, dhe ti e ke bezdi faktin që ka një njeri më të madh se ti
Stenaldo: Ti je idiot komplet, je më i pje*dhuri, produkt i groshës që ha Iliri

