Debatet mes Selin dhe Rogertit nuk kanë fund në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Teksa banori mëngjesin e sotëm po bënte kafen, ajo i ka shkuar pranë dhe i ka kërkuar që t’i gjejë ‘burrin’ Gimbon.
Por Rogerti shprehet se ajo doli jashtë për Mirin, jo për të kërkuar Gimbon. Sipas tij, Selin e ka mendjen te këngëtari dhe një gjë e tillë u kuptua nga sytë e balerinës gjatë mbrëmjes së kaluar kur ishin duke kurorëzuar “dashurinë e tyre”.
Rogerti e ka quajtur Selinën një aktore, ndërsa kjo e fundit është shprehur se banori i përket rrugës. Në debat është përfshirë dhe Miri, i cili e ka urdhëruar Rogertin t’i bënte një kafe.
Pjesë nga debati:
Rogerti: Ja dhe nusja false, ja aktorja. Aktorja Selin.
Selin: Injorant, ordiner.
Rogerti: Në vend që të jetë me burrin duke u puthur dhe kënaqur, rri këtu tek pull, ja ku është këtu tek pullë. Pse? Sepse do Mirkon. Sytë dje nuk gënjyen.
Selin: S’po gjej burrin.
Miri: Do na bësh ndonjë kafe?
Rogerti: Patjetër, ‘kapo’ Miri.
Selin: Zari, zari, urgjent ma gjej burrin.
Rogerti: Ti e ke lënë mbrapa burrin.
Selin: Je ordiner, je njeri i rrugës, i përket rrugës. Ti dhe ajo tjetra. Ku është ajo tjetra?



