Gjatë Prime-it të sotëm banorët kanë komentuar edhe marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos.

Juela dhe Selin janë shprehur se televotimi e ka bërë “çiftin” më të afërt. Nga ana tjetër, vetë Mateo ka deklaruar se afrimiteti mes tyre ka nisur prej dy javësh.

Pjesë nga debati:

Mateo: Unë e mora vesh vetëm gjysmë ore para deklaratën e Brikenës se donte të dilte. Pas prime-it e prita jashtë. Isha në gjendje të rëndë emocionale. Fola edhe me Shndritin. Pashë që Brikena ishte e mërzitur. Juela më thoshte: “Do ta shohësh kur të dalë Brikena.”

Juela: Ty duhet të të vijë turp që je prezantuar si ish-i dashuri. Brikena gjithmonë ka thënë që, kur ky djalë ka hyrë, i ka prishur imazhin. Çfarë të mendoj unë tani, kur e shoh atë me një sjellje artificiale? I kam thënë: “O djalë i dashur, si e merr Brikenën te cepi i banjës?” E pashë si një gjest të pahijshëm. E kam kuptuar që je ndërtues i një kështjelle rëre.

Mateo: Je femra e fundit që mund të flasësh për këtë situatë.

Brikena: Unë nuk i vë faj Mateos, sepse ai u ndje keq. Normalisht, do të gënjeja nëse do të thoja se nuk kam pritur që Mateo të vijë të më pyesë. Asnjëherë nuk e kam ndjerë veten të poshtëruar nga ai.

Selin: Kam pikëpyetjet e mia, sidomos javët e fundit. Kur erdhën tre parashuta, pashë një Brikenë të tjetërsuar që i lejonte Mateos prekje fizike.

Mateo: O Selin, mos u trego hipokrite. Mos i bëj me mua këto. Çështja është që parashutat dhe dronët kanë kohë që vijnë këtu. Selin është më e afërt me ne dhe e ka parë që kemi dy javë që jemi afër. Por tani, në këtë pikë të lojës, i leverdis të flasë kështu dhe të dalë kundër Brikenës.

Selin: Kjo është një pikëpyetje, jo hipokrizi.

Mateo: Mos m’u mbivendos, kur unë të “mbys” me argumente.

Selin: Mos u bë zëri i Brikenës.