Dita e sotme ka nisur me debate të forta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5” dhe gjithçka nisi kur brenda u fut një zarf për buxhetin e javës.

Stenaldo ka debatuar me Mirin gjatë kohës që ishin në dhomën e gjumit, situatë që ka vijuar me tensione mes tyre.

Banori i përmendi Mirit akuzat që i ka bërë Rogerti gjatë qëndrimit në shtëpi për incest, situatë që solli kundërpërgjigjen e këngëtarit.

Pjesë nga debati:

Stenaldo: A e ka kërkuar te shpella, ka thënë dua Selinin afër.

Miri: Vazhdo. Kemi mbyll, kaq ishte, ik tani.

Stenaldo:  Nuk të përdori dot e u mërzit shumë.

Miri: Shih punët e tua, se nuk dua të flas.

Stenaldo: Ai ka tru, nuk është pa tru që ta përdorësh ti. Ka mënd, e di.

Miri: Ti çfarë ke?

Stenaldo: Unë kam mënd e mia. Je shoqëria e incestit tani, kështu je, ia ke lejuar vetes këtu brenda. Turp të të vijë por ia ke lejuar vetes këtu brenda.

Miri: Shoku i incestit thotë, ik shih punët e tua.