Këngëtari i njohur, Erik Lloshi, ka qenë një ditë më parë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Artisti ka treguar për bashkëpunimet e tij më të reja, por ka zbuluar edhe detaje nga jeta e tij personale.

Pjesë nga intervista:

Ronaldo: Cilat janë komplimentet që kryesisht të kanë shoqëruar gjatë jetës tënde?

Erik: Nga më të ndryshme…

Ronaldo: Të tipit?

Erik: Je shumë i mirë, je shumë seksi…

Ronaldo: Si ja kthen ti, më saktë si ja ktheje se tani nuk besoj se e bën?

Erik: Ja kthej prapë nuk ka ndonjë problem, komplimenti pranohet nga të gjithë. Sikur mund t’ia bëjnë edhe bashkëshortes time, nuk ka asgjë të keqe. Komplimenti është kompliment, ngacmimi është ngacmim, por edhe ngacmimit duhet të dish t’i japësh përgjigje.

Ronaldo: Je ndierë ndonjëherë i ngacmuar seksualisht në këtë rrugëtim profesional?

Erik: Nuk e kam menduar ndonjëherë, sepse ne jemi pak tipik meshkujt shqiptarë. Por realisht edhe na ka ndodhur, por nuk e mendoj fare këtë lloj gjëje, e quaj si për mirë. Na ka ndodhur në skenë, kemi qenë nëpër dasma dhe na kanë ngacmuar. Ndihesh në siklet sepse janë njerëz që i njohim.

Ronaldo: Të ka ndodhur që të jesh duke kënduar në një dasmë dhe nusja flirton herë pas here me ty?

Erik: Po, ka ndodhur.

Ronaldo: Si reagove?

Erik: Kam ulur sytë poshtë dhe kam qeshur, pastaj nuk e kam parë gjatë gjithë dasmës në sy.