Pas daljes së Jozit nga shtëpia e “Big Brother VIP 4” banorët kanë nisur debatet. Livia dhe Loredana kanë patur një sherr mes tyre, ku nuk kanë munguar as ofendimet.

Livia ka komentuar situatën teksa Loredana dhe Valbona ishin të përlotura për largimin e banorit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Teksa banorët po i thonin që të respektonin këtë moment delikat, Livia u shpreh se ‘ka dalë një djalë që nuk ka respektuar askënd në shtëpi’.

Loredana i kthehet duke i thënë se ajo ‘sa herë është një vajzë në një moment delikat, ajo prek aty’.

“Ti je bullizuese. Ti nuk ke empati të kuptosh tjetrin. Ti je një vajzë pa vlera”, i tha Loredana Livias.

Pjesë nga debati:

Valbona: A ka mundësi boll, respektoje këtë moment

Livia: Ka dalë një djalë që nuk ka respektuar askënd në këtë shtëpi, nuk e respektoj

Valbona: E mori atë që meritonte, ka gabuar

Livia: Shumë bukur, nuk më intereson, nuk ka gabuar një herë

Loredana: Kur një vajzë është në moment delikat, ti gjithmonë aty prek, këtë bën ti

Livia: Ku po shkon? Qetësohu

Loredana: Poshtë jorganit fshihesh, tani vjen, kur është vajza në moment delikat ti vjen

Livia: Po tallesha me ty. Mos pështyj të paktën

Valbona: Pse tallesh?

Livia: Se nuk ka asnjë argument, më thotë debile, nuk kam respekt

Loredana: Ti je bullizuese. Ti nuk ke empati të kuptosh tjetrin

Livia: Jo nuk kam

Loredana: Ti je vajzë pa vlera

Livia: Kam shumë vlera, edhe meqë kam vlera nuk kam dalë unë, ka dalë ai i dashuri jot që ti mbështet. Po të mos kisha vlera do të kisha qenë në vendin tënd duke qarë