Marrëdhënia e Mateos dhe Brikenës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ka qenë me ulje dhe ngritje.

Pas një sqarimi me njëri-tjetrin mbrëmjen e djeshme, dita e sotme ka nisur më e qetë dhe me puthje e përqafime.

Teksa qëndronin jashtë duke shijuar rrezet e diellit, ata folën dhe për raportin e tyre.

Pjesë nga biseda:

Mateo: O majmuni im ti, o toksikja ime ti

Brikena: O shëmtaraqi i vogël ti

Mateo: Ishim dy, u bëmë një, jemi çifti simpatik

Brikena: Jemi shokët simpatikë, me na dëgjuar Rogerti tani duke thënë shokët. Ama ne dje realisht po flisnim, për shembull, kur pajtohesh është  ajo kënga ‘shoqe, shoqe kallamoqe, unë një vëlla, ti një vëlla, kurrë s’kemi me u nda’, e ai na ka dëgjuar.

Mateo: ça shokë moj, ç’punë kam unë shok me ty

Brikena: Pëlqim kemi për njëri-tjetrin, jemi duke u njohur, por që në lidhje nuk jemi, shokë jemi.

Mateo: E di atë shprehjen ‘qejfi ma ka dhe buza s’ma mban’, i përshtatet formatit tënd.

Brikena: Ik andej, i përshtatet formatit.