Një rastësi e bukur ka bërë bashkë 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në të njëjtin udhëtim, atë të pritjes së ëmbël. Përmes një postimi në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të këtij materniteti, ndërsa theksohet puna e tyre e palodhur, thuhet se ato mbajnë njëkohësisht edhe vetë bekimin më të madh.

E ftuar nëpërmjet një lidhje direkte për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ishte dje kryemamia e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Anjeza Kolaneci.

E pyetur nga moderatori i njohur ‘pse vendosët ta bënit publike këtë foto?’, Kolaneci u shpreh ‘për të treguar empatinë që ne kemi si staf, jemi njësoj si ju’.

“E vendosëm këtë, për të treguar se krahas pacienteve të cilave ne u japim shërbim, gjithashtu dhe për të treguar empatinë që ne kemi si staf, jemi njësoj si ju, ju ndiejmë. Pra i ndiejmë gjërat njësoj si ju. Në fund të fundit edhe ne në ditë të tilla jemi paciente si ju. Kështu që mendonim se do të kishte këtë impaktin pozitiv, që në fakt e pati”, tha kryemamia e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.