Ditën e somte, banorët e edicionit të pestë të “Big Brother VIP 5” kanë lexuar për herë të parë mesazhet nga “Big Love”.
Mesazhet kanë qenë të shumta për secilin banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Madje mesa duket një përshendetje e ka nisur edhe ish-banori, Ilir Vrenozi.
Ky i fundit përshëndet të gjithë banorët, por në veçanti Stenaldon dhe Brikenën, të cilëve u thotë se janë më të mirët.
“Stenaldo dhe Brikena jeni më të të mirët. Ju përshëndes të gjithë banorëve. Ju dua, Ilir Vrenozi”, shkruhet në mesazhin e tij.
Ilirin e përshëndesin të gjithë banorët, ndërkohë Stenaldo nis të këndojë këngën që ai herë pas here e këndonte në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”:
“Hëna vezullon, Korçën e ndriçon, me kitarë e mandolinë, ty po të kujtojmë…”.


