Reperi i njohur Stresi ka shpërthyer ashpër ndaj personazheve publikë që nuk kanë reaguar për ngjarjen e rëndë që tronditi Kosovën mbrëmjen e djeshme.

Kujtojmë se një natë më parë një 35-vjeçarare e identifikuar si Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë, u vra me tre plumba nga ish bashkëshorti i saj në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK në Prishtinë.

Nëpërmjet një postimi në instagram, Stresi ka bërë një status ironizues për të gjithë personazhet e njohur.

“E di që ju (vip-at) keni bo shumë pare edhe tash jeni nalt po shumë nalt. Qaq nalt se i mut t’madh jeni se veç në Shqipëri e Kosovë ju njohin. Mos kujtoni se keni kap qiellin me dorë!!! Rasti që ndodhi në Kosovë që u vra një nënë shtatzënë a ju duket pak???? Asnjë reagim s’kemi pa nga ju? A s’ju vjen turp?”, shkruan ai.