Kreu i Lëvizjes Bashkë, kandidat për Kryetar Bashkie i Tiranës, Arlind Qori, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka folur më shumë për zgjedhjen për t’iu kushtuar politikës dhe çfarë shpreson ai të ndryshojë në shoqëri…
Por jo vetëm kaq, pasi në një moment gjatë intervitës, moderatori i njohur e vuri në siklet Qorin, duke i thënë se duket simpatik. Gjithashtu Sharka i tha se vishet gjithmonë me një palë atlete, si te studio e Grida Dumës apo studiot e tjera televizive.
Pjesë nga biseda:
Ronaldo: Dukeni simpatik
Arlind: Po mirë, të falenderoj, nuk ma kanë thënë shpesh këtë
Ronaldo: Mund t’iu duhet pak punë dhe ndoshta mund t’a bëja unë, mund të ma ofroje si gjë nëse fiton zgjedhjet për t’u bërë kryebashkiak i Tiranës. Nëse do më lejoje të të ndihmoja në imazh, mendoj se do ishte më mirë pak më shumë stil
Arlind: Po do të ishte kohë e humbur nga gjërat e tjera, këtë hall kam
Ronaldo: Nuk e di pse mendoj se këtë gjë e bëni qëllimisht, por ok. Se edhe pedagog edhe kreu i Lëvizjes Bashkë, me të njëjtat atlete edhe te studio e Grida Dumës edhe këtu
Arlind: Sot kam një palë atlete të tjera
Ronaldo: Ngjajnë shumë
Arlind: Njëra palë është e zezë dhe tjetra blu
Ronaldo: Nuk është se po e them për të të vënë në siklet.