Aktorja e mirënjohur, Jennifer Aniston ka pohuar se e qeshura e mban atë në formë të mirë fizike, duke bëtë që të mos shtojë kile të tepërta. Aniston, e cila pritet të martohet me të fejuarin e saj, Justin Theroux këtë vit, ka arritur në përfundimin se dietat nuk kanë ndonjë funksion jetëgjatë për të mbajtur trupin në formë, prandaj në vend të tyre preferon të kalojë kohën e saj duke iu gëzuar diellit dhe gjithmonë me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.
“Kam hequr dorë nga dietat që kur u mësova me idenë se që të dukeshe bukur, mjafton të vishesh në mënyrë të rregullt dhe brenda normave, pohon aktorja. – Për mua gjëja me e mirë për të qenë në formë është të qëndroj në diell për 20 minuta për të marrë vitaminën e nevojshme D, dhe mendoj të jem e lumtur dhe e qeshur gjatë gjithë ditës”, shprehet aktorja.
Çifti Aniston-Therox mendojnë të martojnë në fund të këtij viti, ndërsa aktorja e ‘Friends’ duket se ka ndërmend një dasme gjigante, ku të jenë të ftuar gjysma e Hollivudit.
23 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)