Jennifer Aniston e Brad Pitt u divorcuan në vitin 2005, por aktorja vazhdon të mbajë marrëdhënie të mira me Jane Pitt, nënën e ish-bashkëshortit të saj. Gushtin e kaluar ylli i serialit “Friends” ka bërë publike fejesën me Justin Theroux. Ajo ka ftuar në dasmë edhe zonjën Pitt.


“Jennifer dëshiron se Jane të jetë e pranishme … Për të, kjo është diçka e drejtë”, ka thënë një burim për “Sun”. Përshpëritet se ceremonia do të zhvillohen brenda fundit të vitit në Kenia.


Ndërkohë edhe Brad Pitt dhe Angelina Jolie, janë duke u përgatitur për ceremoninë e tyre martesore. Çifti, prindër të 6 fëmijëve, ka bërë publike fejesën e tyre në prill të vitit 2012, por ende nuk është bërë publike data e dasmës.


15 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)