Aktorja amerikane Jennifer Aniston gjithmonë ka shfaqur një afeksion të theksuar për ngjyrën e zezë, e cila vihet re shumë shpesh në rrobat që ajo zgjedhë të veshë, veçanërisht në daljet publike, ku në përgjithësi kanë rënë në dy fustane e zinj dhe të ngushtë pas trupit.
Por këtë herë ajo ka ndryshuar look dhe duket vërtete shumë bukur. 43-vjeçarja është prezantuar me një fustan të bardhë të gjatë, por me dekolte të theksuar në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve ‘AFI’, dhe ndryshimi ishte vërtetë i dukshëm dhe mbresëlënës për divën e kinemasë, cila shpenzon mijëra dollarë në javë për pamjen e saj, përfshirë këtu edhe rrobat, që janë gjithmonë të zgjedhura me kujdes.
Mes gjimnastikës, joga dhe trajtimeve të shumta të lëkurës së fytyrës dhe trupit, Aniston, megjithëse 43 vjeçe, gëzon një trup perfekt, të tonifikuar dhe të denjë për një femër që ka gjysmën e moshës së saj. Kështu që ta shohësh në të bardha, një ngjyrë të cilës divat zakonisht i qëndrojnë larg, duke qenë se ajo nxjerr në pah edhe kilet e tepërta apo defektet në linjat trupore, është një sinjal i mirë, mund të themi.
Falë lumturisë shpirtërore që po përjeton nga lidhja me të dashurin e saj, Justin Theroux, duket sikur Aniston ka fituar një lloj sigurie më të madhe. Pastaj, e bardha të sjell gjithmonë në mendje dasmat. Jen e shtyu dasmën e saj me Justin, e parashikuar për këtë verë, për shkak të thashethemeve të shumta mediatike në lidhje me marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin Brad Pitt apo rivalen e saj të dikurshme Angelina Jolie. Tani që më në fund ka gjetur qetësinë shpirtërore, gjë që e ka theksuar vazhdimisht nëpër intervista të shumta, ajo nuk do të lejojë më që t’i shkatërrohet ëndrra për ditën më të lumtur, martesa me të dashurin e saj të zemrës.8 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

