Tashmë është e sigurtë se Jennifer Lopez është ribashkuar me ish-partnerin, Ben Affleck. Ata janë fotografuar për herë të parë duke shkëmbyer puthje romantike në buzë.

Pavarësisht se janë fotografuar edhe herë të tjera në praninë e njëri-tjetrit, kjo është hera e parë që kapen mat në momente intime. 

Tashmë duket se këngëtarja e famshme dhe aktori i famshëm kanë vendosur të mos e fshehin më dashurinë e tyre, ndaj kanë vendosur të dalin hapur kudo bashkë.

Sipas mediave të huaja, imazhet në fjalë janë kapur ditën e dielë gjatë një darke që ata kanë shijuar bashkë në Malibu. Thuhet se ata kanë qenë  të shoqëruar nga familja e Jennifer, që ka festuar së fundmi 50-vjetorin e lindjes së motrës të artistes.

Madje në një moment në video shfaqen edhe fëmijët e Jennifer që shihen pranë saj dhe Ben Affleck duke parë diçka në celular.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by John JLover (@johnjlover)