Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë të vendosur të gjejnë një blerës për rezidencën e tyre në Beverly Hills, aq shumë sa e kanë rikthyer në treg. Dy muaj pasi e hoqën nga lista publike, ish-çifti e ka nxjerrë sërish në shitje pronën prej 3,530 metra katror për një çmim prej 52 milionë dollarësh, sipas raportimit të parë nga TMZ.
Çifti e kishte blerë pronën në maj të vitit 2023 për 60,850,000 dollarë. Vila përfshin një sallon sportiv, një palestër të pajisur plotësisht, një ring boksi dhe fusha për basketboll dhe ‘pickleball’.
Ajo gjithashtu ofron një garazh për 12 makina, një penthouse për mysafirë prej 465 metra katror, një shtëpi për kujdestarët dhe një godinë roje me dy dhoma gjumi.
Çmimi i ri përfaqëson një ulje të konsiderueshme krahasuar me 59,950,000 dollarë, sa ishin duke kërkuar në korrik.
Shtëpia me 12 dhoma gjumi dhe 24 banjo kishte pasur këtë çmim prej majit, pasi çifti e nxori për herë të parë në shitje në korrik 2024 për 68 milionë dollarë.
Revista ‘PEOPLE’ raportoi në maj 2024 se çifti po jetonte veçmas. Një burim tha për PEOPLE se Affleck kishte larguar sendet e tij nga vila në qershor, ndërsa Lopez ndodhej në një udhëtim në Evropë.
Në atë muaj, çifti kishte tentuar fillimisht ta shiste pronën “off-market”, një praktikë e zakonshme mes personazheve të famshëm që kërkojnë të ruajnë privatësinë.
Lopez më pas do të paraqiste kërkesën për divorc nga Affleck në gusht 2024, më shumë se dy vjet pas martesës së tyre në Las Vegas në korrik 2022. Ata organizuan një ceremoni me familjarë dhe miq në Gjeorgji në gusht 2022.
Kur çifti e kishte hequr pronën nga tregu në korrik, një burim kishte thënë për PEOPLE se Lopez dhe Affleck po merrnin vendime për pronën së bashku.