Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u shfaqën të tensionuar në premierën e filmit të ri të kësaj të fundit ‘The Mother’ këtë javë. Të gjithë menduan se mes çiftit gjërat nuk janë mirë. Por siç u zbulua nga një lexues i buzëve që foli për Daily Mail, çifti thjesht po diskutonin se si do të pozonin para dhjetëra fotografëve të pranishëm në premierë. JLo në fakt e pyeti Benin nëse ishte “duke treguar shumë” me dekoltenë.

U duk sikur Ben po acarohej me Jen, por rezulton se ai në fakt po këmbëngulte që dekolteja e saj ishte mirë. Eksperti tha se gjatë shkëmbimit tashmë viral, këngëtarja e “Let’s Get Loud” u duk duke e pyetur Ben nëse bluza e saj po “dukej shumë”, duke e shtyrë atë të përgjigjej se ishte mirë.

Pasi gjeti pozën e tyre të përbashkët, Affleck u shfaq duke i thënë gruas së tij që t’i afrohej më shumë përpara se t’i thoshte: “Mos u shqetëso, vogëlushe”. Lopez me sa duket u përgjigj: “Afrohu pranë meje”.

Pas fotove të tyre të kompletuara, regjisori i “Argo” iu drejtua aktores dhe i tha: “Mbaruam” përpara se ta puthte dhe ta pyeste nëse ishte mirë. Lopez tha, “Po” dhe më pas informoi Affleck se ata duhej të “kalonin atje”.