Jennifer Lopez ka folur pa doreza për jetën e saj pas divorcit, duke pranuar se periudha si beqare po i sjell një qetësi dhe lumturi që nuk e kishte përjetuar prej kohësh.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Jimmy Kimmel Live!”, ylli 56-vjeçar konfirmoi se aktualisht nuk është në një lidhje romantike dhe bëri një deklaratë që tërhoqi menjëherë vëmendjen.

Duhej ta bëja më herët. Gjithçka e kam bërë gabim… më beso

-tha ajo me humor, duke lënë të kuptohet se po e shijon këtë kapitull të ri të jetës së saj.

E pyetur nëse do të pranonte të merrte pjesë në ndonjë format televiziv takimesh, si “The Bachelor”, Lopez e përjashtoi menjëherë këtë mundësi.

Ajo u shpreh se ndihet shumë mirë me jetën që po bën aktualisht dhe nuk dëshiron të përfshihet në situata që mund t’ia prishin këtë ekuilibër.

Ndjehem fantastike

-deklaroi këngëtarja dhe aktorja, megjithëse nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të njohë dikë të veçantë.

Ndoshta, nëse është mjaftueshëm i mirë

-shtoi ajo me buzëqeshje.

Lopez foli edhe për fundin e martesës me Ben Affleck. Dyshja ringjallën romancën e tyre në vitin 2021 dhe u martuan në korrik të vitit 2022, por martesa zgjati pak më shumë se dy vjet. Kërkesa për divorc u dorëzua në gusht të vitit 2024.

Artistja është nënë e binjakëve Max dhe Emme, të cilët i ka nga martesa me Marc Anthony, ndërsa Affleck ka tre fëmijë nga martesa e tij me Jennifer Garner.

Pas ndarjes, Jennifer ka zgjedhur të fokusohet te vetja, familja dhe mirëqenia personale, duke treguar se po kalon një periudhë reflektimi dhe rilindjeje në jetën e saj.