Jessica Biel dhe Justin Timberlake mendohet se janë martuar në një ceremoni tërësisht të fshehtë të mbajtur në Jackson Hole, Uajoming, SHBA. Sipas burimeve nga njerëz pranë çiftit, ata i kanë thënë ‘po’ njeri-tjetrit në një ceremoni private, në të njëjtin vend ku dhe u fejuan një vit më parë.
Fjalët për një martesë të mundshme të tyre në këtë vend qarkulluan rreth 7 muaj më parë, por u përgënjeshtruan nga vetë Biel, e cila u shpreh se nuk kishte kohë për të planifikuar martesën, pavarësisht sa etuziazmuese duhet të ishte një gjë e tillë.
Aktorja filloi të shoqërohej me Timberlake në vitin 2007, ndërsa një vit më parë u fejuan.
20 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)