Jessica Biel u “tërbua” nga inati ku zbuloi se ish-e dashura e të fejuarit të saj, Justin Timberlake, aktorja Cameron Diaz është ende e dashuruar me të.

Cameron ka qenë e lidhur me Justin nga viti 2003 deri në 2006. Ndërkohë, në vitin 2011 Diaz interpretoi bashkë me Timberlake në filmin ‘Bad Teacher’, ndërsa në një intervistë të pak kohëve më parë është shprehur: “Justin dhe unë përjetuam një udhëtim së bashku. Gjithçka mbaroi, por unë ndihem mirë, dhe po ashtu edhe ai. Megjithatë, unë do ta dua gjithmonë në mënyra të ndryshme atë”.


Pikërisht këto komente të Cameron, sipas disa burimeve, e zemëruan shumë Jessica-n.

Jessica gjithmonë është ndjerë e kërcënuar nga marrëdhënia e ngushtë që ka Cameron dhe Justin,u shpreh njeri i afërt i Biel. Madje, ajo beson se nëse Justin do të kishte dyshimet e para në lidhje me dasmën që po planifikon me Biel, atëherë Cameron do të ishte gjithmonë aty për ta pritur me krahë hapur.


Sipas disa zërave, Jessica madje i ka kërkuar Justin se duhet të heqë dorë nga marrëdhënia me Cameron nëse dëshiron të martohet me të. Dasma është planifikuar së shpejti, por intervista e Cameron duket se e ka prishur humorin e Jessica Biel, e cila me ç’duket e sheh si një rrezik eventual për martesën e saj divën e kinemasë, Diaz.

31 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)