Teksa moti është ftohur dhe në shumë vende të botës kanë nisur reshjet e para të dëborës, “fëmijët e pasur të Instagram”-it zgjedhin vendet e ngrohta për të kaluar Krishtlindjen.
Nga postimet në rrjetet sociale vihet re se ata kanë zgjedhur vende si Dubai, Bali dhe Paris. Pra ndërsa shumë prej nesh jemi në shtëpi të mbuluar me një batanije dhe po konsumojmë një çokollatë të nxehtë, disa të tjerë po jetojnë një jetë shumë të ndryshme.
“Fëmijët e pasur të Instagram”-it – influencues të pasur që shijojnë stile jetese luksoze – po shijojnë një sezon festiv ultra luks.
Disa po fluturojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe për diell dimëror, klube të shtrenjta plazhi dhe pije në jahte, ndërsa të tjerë kanë fluturuar në Azinë Juglindore për të shijuar ushqimin, kulturën dhe motin e nxehtë.
Por ka edhe nga ata që kanë zgjedhur që të qëndrojnë në vende të ftohta për Krishtlindje, si për shembull Parisi.