Historia e dashurisë dhe ndarja e Loredanës me Mozzik ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Edhe pse u munduan shumë t’i jepnin disa mundësi njëri-tjetrit ata nuk mundën ta shpëtonin lidhjen e tyre. Loredana dhe Mozzik kanë edhe një vajzë që quhet Hana, por tashmë secili prej tyre ka vazhduar jetën e tij dhe kanë nisur romanca të tjera.
Loredana ka botuar një libër autobiografik, ku ka treguar për jetën e saj dhe një ndër fazat më të rëndësishme ka qenë ndarja nga Mozzik, ku shprehet se ka kaluar në depresion. Ajo i cilëson ato si ditët më të këqija, pasi ndarjen me të nuk e kishte menduar kurrë.
Ishte e tmerrshme. Herën e parë që isha larg tij për një kohë të gjatë, ato ishin ditët më të këqija të jetës sime. Kam humbur shumë peshë gjatë kësaj kohe.
Me gjatësinë time gati 170 centimetra, në një moment peshoja vetëm 43 kilogramë.
Edhe dushi ishte një luftë. Pa Hanën ndoshta nuk do të kisha mundur ta bëja këtë. Nuk i kushtova më vëmendje vetes dhe e shkatërrova veten më shumë dita ditës