Madonna ka zbuluar një pajisje mjekësore të pazakontë në banjën e rezidencës së saj luksoze me vlerë 40 milionë dollarë. Këngëtarja e njohur e cila së fundmi ka tërhequr vëmendjen e fansave për një ndryshim të dukshëm në pamjen e saj, publikoi një video në TikTok së bashku me partnerin e saj më të ri, Akeem Morris, 29 vjeç, brenda vilës së saj në lagjen Upper East Side të New York-ut. Ndërsa çifti shihej duke kërcyer, vëmendjen e ndjekësve e tërhoqi një pajisje e madhe mjekësore në sfond.
Bëhet fjalë për Swiss Bio Inov ATP38, një pajisje e sofistikuar që kushton rreth 23,000 dollarë në disa platforma shitjeje. E prodhuar nga kompania zvicerane Swiss Bio Inov, kjo pajisje përdor teknologjinë photobiomodulation (PBM), terapi me dritë me intensitet të ulët e cila synon të stimulojë qelizat, të përshpejtojë shërimin dhe të lehtësojë dhimbjet.
Pajisja gjen përdorim në disa fusha të mjekësisë, përfshirë fizioterapinë, stomatologjinë, dermatologjinë dhe mjekësinë e përgjithshme. Nuk është e qartë se për çfarë qëllimi specifik Madonna e përdor këtë pajisje, por është e mundur që ajo e shfrytëzon për rikuperim ose për menaxhimin e dhimbjeve, si pasojë e ndërhyrjes për zëvendësimin e ijeve që kreu në vitin 2020, si dhe e një dëmtimi serioz në gju që pësoi po atë vit.
Rikujtojmë, se ikona e muzikës pop është fotografuar së fundmi në hotelin luksoz Broadwick Soho në Londër, ku ka shijuar darkën me të dashurin e saj 38-vjeçar, Akeem Morris. Këngëtarja dhe trajneri i futbollit dukeshin të relaksuar të kapur për dore teksa po shijonin një takim romantik. Kjo nuk është hera e parë që Madonna shihet pikërisht në atë vend. 42 vjet më parë, ajo shkrepi fotosesionin e saj të parë britanik në çatinë e atij hoteli në Londër.




