Këngëtari i famshëm, Justin Timberlake, është bërë pjesë e një debati të ri në rrjetet sociale, pasi një video virale nga festivali ‘Lytham’ në Britani e tregon atë duke humbur durimin gjatë performancës së tij.

Gjatë interpretimit të këngës ikonike ‘Cry Me a River’, Timberlake has një problem teknik. Në pamjet e publikuara, ai fillimisht duket i qetë, duke komunikuar me një anëtar të stafit teknik. Por më pas, kur ndërhyn një teknik tjetër, ai reagon me nervozizëm, bërtet dhe largohet nga ekipi teknik në mënyrë të dukshme i irrituar.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale “TikTok” dhe “Twitter/X”. Komentuesit janë ndarë mes atyre që e quajnë sjellje joprofesionale, dhe të tjerëve që shfaqin empati për frustrimin e artistit.

“Të shpërthesh ndaj stafit përpara gjithë publikut – jo e denjë për një artist si ai”, shkroi një përdorues. “Kur teknika të shkatërron performancën, është e vështirë të ruash qetësinë. Ai është njeri”, kundërshtoi një tjetër.

Një fans e mbrojti Timberlake, duke komentuar:

“Ai po përpiqej t’u ofronte spektatorëve një show të denjë për çmimin që kishin paguar. Normale të reagosh në një moment të tillë presioni”.

Ndërkohë pas koncertit, këngëtari postoi një slideshow në “Instagram” me foto nga skena dhe publiku, duke shkruar:

“Lytham, JU DUA!”.