Detaje të reja kanë dalë në dritë për ndarjen mes reperes Cardi B dhe yllit të NFL, Stefon Diggs. Sipas raportimeve të Us Weekly, ka qenë pikërisht Cardi ajo që vendosi të mbyllë përfundimisht marrëdhënien pas një sërë zhgënjimesh.

Burime pranë çiftit kanë treguar se lidhja e tyre ka qenë e trazuar që në fillim, me shumë ulje-ngritje dhe ndarje të përsëritura.

Sipas të njëjtit burim, artistja dyshohet se është ndjerë e tradhtuar disa herë, ndërsa miqtë e saj e kishin paralajmëruar prej kohësh se Diggs nuk ishte partneri i duhur për të.

Reperja 33-vjeçare thuhet se tashmë është beqare dhe e fokusuar plotësisht te karriera e saj muzikore. Ajo ndodhet në një periudhë intensive turnesh dhe nuk ka dashur që problemet personale t’i ndikojnë në projektet profesionale.

Cardi dhe Diggs e bënë publike romancën e tyre në maj 2025. Ish-çifti kanë një djalë së bashku, i lindur në nëntor të po atij viti. Fituesja e Grammy-t është gjithashtu nënë e tre fëmijëve të tjerë Blossom, Wave dhe Kulture, nga martesa e saj e mëparshme me reperin Offset.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për ndarjen, burimet thonë se këtë herë vendimi duket përfundimtar.