Arsyeja e vërtetë pas ndarjes së reperes Cardi B dhe lojtarit të NFL-së Stefon Diggs është bërë publike nga burime pranë çiftit. Sipas raportimeve të revistës Us Weekly, ishte Cardi ajo që vendosi t’i jepte fund marrëdhënies pas zhgënjimeve të shumta.

Një burim i afërt ka deklaruar se marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë me ulje-ngritje dhe se kjo nuk ishte hera e parë që ata ndaheshin. Sipas tij, artistja dyshohet se ishte tradhtuar disa herë dhe miqtë e saj prej kohësh e kishin paralajmëruar se ai nuk ishte personi i duhur për të.

I njëjti burim thekson se reperja 33-vjeçare tashmë është beqare dhe ndihet e lirë, duke u fokusuar plotësisht te muzika dhe projektet e saj. Ajo ndodhet në një periudhë intensive turnesh dhe nuk dëshironte të shqetësohej për probleme personale gjatë kësaj kohe.

Cardi dhe Diggs e bënë publike lidhjen e tyre në maj të vitit 2025. Ish-çifti kanë edhe një djalë së bashku, i lindur në nëntor 2025. Fituesja e çmimit Grammy është gjithashtu nënë e tre fëmijëve të tjerë, Blossom, Wave dhe Kulture, nga martesa e saj e mëparshme me reperin Offset.